As Beyonce s’i ndahet turmës: E fiksuar pas çizmeve të famshme Yves Saint Laurent

By

Një ikonë mode e bukurie s’i ajo, nuk i ka ikur trendit momental për të mbathur cizmet më të famshme të momentit.

Sikurse Rihanna e Kendall Jenner, e plot e plot yje të tjerët të muzikës e botës së modës, edhe ikona e muzikës pop Beyonce, ka pasur në trupin e saj cizmet 10 mijë dollarëshe të Yves Saint Laurent.

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on

Pra edhe emri i Beyonce duhet shtuar në listën e të famshmeve që po veshin çizmet vezulluese të YSL.

36 vjeçarja ka veshur këto të mbathura me gurë Swarovski të hënën, në një seri të fotografive që ka publikuar në instagram.

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on

Ajo ka kombinuar këto këpucë me një palë xhinse të shkurtra prej dhe një bluzë më krahë të shkurtër të dizajnuar me grafika.

Aksesorëve të saj, këngëtarja ua ka shtuar një rrip të bardhë lëkure që i theksonte belin e po ashtu, një varëse qafe prej ari dhe vathë.

Në njërën prej fotografive, krah Beyonce ishte edhe bashkëshorti i saj Jay Z, që pozoi me gruan e tij në një kabinë të një “private jeti”. /Prive.al

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on

Artikuj të ngjashëm