As 24 orë dhe Mozzik e Loredana arrijnë me miliona klikime

By

Si çift, ata kanë bërë namin me këngën e tyre të fundit të cilën e lansuan pasditen e së premtes.

Dyshja e famshme, reperi Mozzik dhe partnerja e tij Loredana Zefi, publikuan këngën e tyre të parë në gjuhën gjermane e shqipe dje ndërsa ende pa u bërë 24 orë, ata kanë kaluar 1 milionë klikime.

Kënga e çiftit e ka titullin Bonnye and Clyde, në simbolikë të dyshesh së famshme amerikane që ka jetuar në vitet e 20-ta duke bërë krime pasi që ishin hajdutë.

Çifti shqiptar që po presin edhe një fëmijë bashkë, kanë lansuar këngën e tyre të parë bashkë, ku Loredana më në fund edhe zbulon shtatzëninë, ngase nuk e fshehu barkun e saj të rrumbullakosur. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm