Artisti malazez i vjedh këngën, reagon Alban Ramosaj

By

Së fundmi, Alban Ramosaj është përballur me kopjim nga një tjetër artist. Fjala është për artistin malazez Emel Fenca i cili ka përvetësuar këngën dhe melodinë e “Theje”, duke e titulluar “Vrati je”, që në gjuhën malazeze do të thotë “Kthehu pas”.

“Kopja është forma më e lartë e të të komplimentuarit. Por të vjedhin ‘Theje’ në këtë lloj forme?…”, shkroi Albani si fillim në Instagram duke ndarë edhe këngën e artistit në Youtube.

“Ermal Franca, ti dhe i ashtuquajturi grupi yt kreativ duhet të jeni të turpëruar. Më shumë për faktin se ju jeni një reprezantues në Eurovision në të njëjtën kohë që ‘Theje’ u publikua”, ka shkruar tutje Alban Ramosaj duke etiketuar gjithnjë edhe Emel.

Ndërkaq, Ramosaj me të drejtë i agravuar nga situata ka deklaruar edhe njëherë se nuk do e le më kaq.

“Jam kaq i lodhur duke ‘mbyllur gojën’ që të mos përzihem me energji ‘arrogante’ apo ‘të pasjellshme’. Por është bërë kaq e lodhshme…Duke nisur me ju ‘artistët’ e vendit tonë (e dini mirë se kush jeni) e duke vazhduar me tipa si puna e këtij që postova më herët. Po si more vëlla e quani veten kreativë apo artistë? A s’keni një çikë dinjitet? Na mbytet, na e shpifët. Keni humbur fillin, themelin dhe arsyen për çfarë e keni nisur këtë rrugëtim që quhet muzikë”, ka shkruar Ramosaj më tej në reagimin e tij.

Artikuj të ngjashëm