Fifi zbulon një detaj shumë të lezetshëm që nuk e dinim për videoklipin e saj

By

Më 11 qershor, Fifi dhe Bes Kallaku kanë publikuar bashkëpunimin muzikor “Unaza e Dashnise”.

Projekti muzikor është publikuar i shoqëruar me videoklip në platformën Youtube.

Teksti i këngës mban vulën e Fifit dhe Besit, ndërsa për muzikën u kujdes Indrit Dode.

Protagonistë në videoklip janë çifti i njohur i rrjeteve sociale: Rinori dhe Njomza.

Mirëpo, në skenat e videoklip shfaqen edhe dy vogëlushë të adhurueshëm dhe Fifi ka zbuluar se është nipi i saj.

‘A e dinit që nipi jem, ma i bukuri i texit është te klipi ‘Unaza e Dashnisë’’, ka shkruar Fifi në postimin e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm