Artisti i famshëm do të heqë dorë nga shtetësia amerikane nëse merret ky vendim!

By

Frontmeni i “Green Day”, Billie Joe Armstrong u ka thënë fansave në një koncert se ai synon të heqë dorë nga shtetësia e tij e Shteteve të Bashkuara pas vendimit të Gjykatës së Lartë të SHBA për të përmbysur Roe kundër Wade – një veprim i diskutueshëm që eliminon të drejtën kushtetuese federale për abort në mbarë vendin.

Gjatë një performance si pjesë e turneut Hella Mega të grupit në stadiumin e Londrës në MB të premten, Armstrong shprehu zhgënjimin e tij teksa i tha turmës: “F**k America. Po heq dorw nga shtetwsia!”

Armstrong është një nga një sërë artistësh amerikanë që kanë folur për përmbysjen e Roe kundër Wade në ditët e fundit. Në Festivalin Glastonbury të Britanisë, disa interpretues, duke përfshirë Phoebe Bridgers, Billie Eilish, Kendrick Lamar dhe Olivia Rodrigo, dënuan vendimin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm