Ariana Grande, Marissa Jaret Winokur, dhe James Corden kanë festuar mbarimin e periudhës së pandemisë, “No Lockdowns Anymore”, me një mini muzikal.
Ndërsa masat ndaj COVID-19, vazhdojnë të hiqen në të gjithë vendin, Ariana Grande, Marissa Jaret Winokur dhe James Corden u bashkuan për një parodi të Hairspray.
Performanca parodike muzikore e quajtur “No Lockdowns Anymore”, ndoqi melodinë e “Good Morning Baltimore” nga Hairspray.
Në video, yjet u bashkuan me valltarë në sfond, të cilët treguan lëvizjet e tyre në sfondin e qytetit.
Grupi gjithashtu ekspozoi talentet e tyre vokale me këngën e shkurtër festive.
Video muzikore u publikua rastësisht vetëm disa orë pasi guvernatori i New York, Andrew Cuomo njoftoi se shumica e masave ndaj COVID-19, ishin hequr në të gjithë shtetin.
Kjo nuk është hera e tyre e parë që artistët bashkëpunojnë. Në vitin 2018, për nder të Titanikut, çifti gjithashtu interpretoi 13 këngë përpara nëntë seteve të ndryshme, të gjitha të bëra në një xhirim.