Ka tash e disa vite që publikon këngë të përpunuara në versionin e saj por shpërthimin e pati vjet me këngën ‘Na’ të Dafina Zeqirit.
Nga ai moment, Arta Hajra, vajza me banim në Suedi ra në heshtje, për t’u rikthyer me këngën e parë të saj, ‘1000 Herë’ që u pëlqye mjaft ndër ndjekës të saj.
Por, nëse mendoni se me këtë hap Arta ka përmbyllur epokën e përpunimeve të këngëve të të tjerëve, gaboheni!
Këngëtarja ditën e djeshme ka publikuar versionin e saj të projektit ‘Spektaktor’ nga Nexhat Osmani.
Në një minutë, ajo ka dëshmuar edhe një herë aftësitë vokale dhe veçantësinë që e karakterizon.
Ndryshe, shumë shpejt priten edhe këngë të tjera nga Arta që për muaj të tërë në studio ka punuar në më shumë se një krijim muzikor. /Prive.al/