Arta Nitaj ka ditëlindjen: Urimi i Adriana Matoshit i admirueshëm (FOTO)

By

Aktorja kosovare e serialit “O sa Mirë”, Arta Nitaj, sot feston ditëlindjen dhe madje jo zakonshëm.

Ajo ka vendosur që këtë festë ta kalojë në New York të Shteteve të Bashkuara, nga ku nuk po i kursen fansat prej fotografive seksi.

Arta që luan rolin e Xhesikës, e cila është në konflikt të vazhdueshëm me Sasën të cilën e luan Adriana, nuk ka një raport të tillë me të në jetën e përditshme.

Madje, urimi që ka marrë Arta nga Adriana, kalon çdo kufi të dashurisë, aq sa Arta do donte ta kishte njohur edhe më herët në jetë.

Këtë telegram urimi, Nitaj e ka publikuar në Instagramin e saj, e aty thuhet se Adriana e do shumë për sinqeritetin që ka. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm