Pse Kylie Jenner dhe Travis Scott vendosën të ndahen? Ka disa arsye, ka thënë një burim.
“Kishte disa arsye që ata vendosën të bënin një pushim. Kylie bën gjithçka për jetën familjare dhe me të vërtetë dëshiron një fëmijë të dytë”, ka thënë një burim për People.
“Ajo ende ka probleme me besimin e Travis, Ai nuk ia ka dhënë asaj angazhimin që i duhet. Travis nuk është i gatshëm t’i japë asaj gjithçka që dëshiron”, shtoi burimi.
Burimi shtoi se Kylie dëshiron të qetësohet por Travis është përqendruar në karrierën e tij muzikore dhe mënyra e jetesës së tyre i bën presion gjërave.
Sa i përket përmendjes së “problemeve të besimit”, Kylie mendoi se Travis e tradhtoi atë në fillim të këtij viti, por ai i mohoi pretendimet.