Arnold Schwarzenegger përfshihet në një aksident me shumë vetura (FOTO)

By

Arnold Schwarzenegger është përfshirë në një aksident automobilistik me shumë automjete të premten, duke lënë një grua të plagosur, konfirmon revista “People”.

“Ai është mirë, shqetësimi i tij i vetëm tani është për gruan që u plagos,” tha një përfaqësues i aktorit për “People”.

Departamenti i policisë së Los Angeles konfirmoi se një aksident ka ndodhur në Sunset Blvd dhe Allenford Ave.

Ish-guvernatori i Kalifornisë, ishte brenda një Yukon që goditi një Toyota Prius të kuqe, duke shkaktuar hapjen e airbagëve të SUV-së. Siç u raportua fillimisht nga TMZ, makina e tij u rrotullua mbi automjetin tjetër përpara se të kthehej dhe të rrotullohej mbi një Porsche Cayenne.

Individi në timonin e makinës tjetër, e cila mësohet se është një grua e paidentifikuar, ka pësuar lëndime dhe është transportuar me ambulancë në spital, sipas mediumit.

“ABC 7” raportoi se askush nuk është arrestuar dhe alkooli nuk besohet të ketë qenë një faktor. Stacioni i lajmeve mori një pamje ajrore teksa një SUV dhe Prius po tërhiqeshin nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti i raportuar vjen pasi divorci i Schwarzenegger nga Maria Shriver u finalizua të martën, 10 vjet pasi ata u ndanë.

Të dy u divorcuan në Gjykatën e Lartë të Los Angeles, përmes dokumenteve gjyqësore.

Artikuj të ngjashëm