Kur flasim për ikona të modës ndër shqiptarë, emri i Armina Mevlanit është pa dyshim një nga të parët që na bie ndërmend.
Ish-Miss Shqipëria ka tash e disa vite që numëron një numër të madh ndjekësish të cilët e kanë shndërruar atë në një prej blogger-eve kryesore.
Duke pasur pasion modën, ishte vetëm çështje kohësh që Mevlani të startojë diçka të sajën.
Bukuroshja përmes rrjeteve sociale ka nisur që hap pas hapi të zbulojë copëza nga koleksioni i stiluar me vulën e saj, realizuar në bashkëpunim me Diana Qerimin.
Aktualisht opsioni i para-porosive është i mundur përmes e-mail teksa data e publikimit të koleksionit të përbashkët “Armina x Diana” ende nuk është bërë e ditur. /Prive.al