Nisma e Lirika Matoshit mbledh më se 23,000 dollarë për familjet në nevojë

By

Kreatorja shqiptare, Lirika Matoshi ka marrë iniciativë për mbledhjen e fondeve që u dedikohen familjeve kosovare në nevojë.

Pa dalë nga profili i saj si kreatore ajo arriti të mbledh një shifër signifikante brenda vetëm 4 orëve.

Ajo ka dizajnuar maska nën brendin e saj të cilat janë të ripërdorshme dhe të gjitha fitimet nga shitja e tyre do shkonin 100% në organizata bamirëse në Kosovë.

Suksesin që pati iniciativa e saj, la edhe kreatoren të befasuar duke mbledhur 23,250 dollarë brenda vetëm 4 orësh që kur maskat u lansuan online dhe ishin të qasshme për blerje.

Maskat janë shitur të gjitha, mirëpo Matoshi paralajmëron se do të bëhet rimbushje e stoqeve meqenëse interesimi për këto maska është i madh.

Matoshi shumë shpejtë do të përditësojë ndjekësit e saj se si këto para të mbledhura u shpërndanë nëpër organizata bamirëse që kanë për qëllim të ndihmojnë familjet në nevojë.

Kreatorja e quan këtë si një ëndërr të bërë realitet – sepse më në fund pati mundësinë që të mbledh para për familjet në nevojë në mesin e kësaj pandemie. Në një postim në llogarinë e saj në Instagram ajo falenderon të gjithë ata që e mbështetën në këtë nismë, pa harruar të kreditojë edhe ata që ndihmuan të realizojë nismën. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm