Stresi rekruton një repere: Kush është vajza që pritet të “dridhë” skenën muzikore?

By

Reperet numëroheshin në gishta deri para pak kohësh kur “shpërthyen” në numër e me projekte muzikore.

E rrugës për të shkaktuar “tërmet” në skenën muzikore është edhe një talente e re e quajtur Melisa.

Ajo është rekrutuar nga reperi Arkimed Lushaj- Stresi dhe label i tij “Bad Boys”.

Reperja e re në moshë e cila është në fillet e karrierës do debutojë me emër “big” si Stresi në një duet i cili është përfunduar.

Kënga titullohet “A t’ka marr malli” dhe sipas reperit nga Tropoja do të jetë “hit i hiteve që do të mbahet mend gjatë”.

Sakaq, Melisa me freestyle është goxha e njohur në rrjete sociale dhe në bazë të fotografive, duket ta ketë Taynën si shembull në rrugëtimin e saj artistik. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm