Armend Rexhepagiqi i rikthehet publikut, performon live në klub nate

By

Rikthimin në skenë e shënoi duke kënduar si mysafir i këngëtares Tuna Sejdiu në albumin e saj të ri “Fortuna”.

Dyshja vendosën të risjellin bashkë një këngë të vjetër të Rexhepagiqit, atë “Harrova”, duke e ripërpunuar pak në orkestrim.

Mirëpo mbrëmë, në hapjen e klubit të natës ‘Zone Club’ në Prishtinë, Rexhepagiqi pas shumë kohe ka performuar live për publikun.

Përveç se ka kënduar në duet me Tunën, artisti ka vendosur të dalë edhe vet, ku ka kënduar këngën “Dashurinë ku e kam”.

Kjo është edhe hera e parë që Rexhepaqiqi interpreton në kontakt direkt me një publik të madh, i cili sigurisht e dinte përmendësh këtë këngë ikonike të tijën. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm