Xhemi kthehet krah Salsanos, po Fjoralba?

By

Moderatori dhe aktori i njohur, Salsano Rrapi, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Goca dhe Gra’.

Rrapi nuk i ka shpëtuar ‘pyetjes rrufe’ të moderatores Armina Mevlani, ndërsa kjo e fundit e pyet nëse do të ketë një rikthim të Xhemi Shehut në Top Channel.

Ndërsa hezitoi disi, Salsano ‘u dorëzua’ duke zbuluar projektin më të ri që do të vijë në Top Channel.

Moderatorja Xhemi Shehu do të moderojë në krah të Salsano Rrapit, ndërsa ky i fundit është autor i këtij emisioni, teksa vlen të përmendet një tjetër rikthim i fuqishëm! Altin Basha, i cili u largua nga Topi me polemika, do të jetë regjisor i këtij emisioni të ri.

“Po, Xhemi Shehu do kthehet në Top Channel. Do jetë përkrah meje në një program të ri që s’ka të bëjë me Portokallinë. Është në bashkëpunim me Top Channel, unë jam autor. Xhemi së bashku me mua është moderatore. Regjisor është Altin Basha dhe ky do të jetë një emision i ri në Top Channel”, u shpreh Salasano.

Mesa duket Fjoralba do vazhdojë në programin lider të humorit dhe Xhemi (të paktën edhe për një kohë) nuk i hyn në territor.

Top Channel

 

 

Artikuj të ngjashëm