Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Në një postim të fundit që e ka bërë në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka publikuar një fotografi të aktores Adriana Matoshit me të dashurin e saj Keith Groeneveld.
Në mbishkrimin e fotos aktorja shkroi: “Vëllai shoku im që e dua shumë, deri në vdekje kundër gjithë botës dhe mullinjve të erës për lumturinë tënde dhe të gjithë njerëzve që dua”.
View this post on Instagram
Ajo ka marë menjëherë komente negative nga më të ndryshmet për njerëzit me ngjyrë.
Gjithashtu nuk ka munguar as komenti i Adrianës: “Jo rastësisht Keith ka ardhur në jetën time fatkeqësisht për me i nxjerr në pah fytyrat e njerëzve që urrejnë një njeri tjetër vetëm përse është me ngjyrë. Zoti i ka krijuar edhe ata njëjtë sikurse neve, edhe pse njerëzit e mirë i njeh si i njeh edhe ata të kqinjtë. Po tani po i shohim edhe ne! Faleminderit ty motër e dashur, prej ditës së parë më ke mbrojtur dhe ndihem shumë e fortë me ty. Të gjithë atyre që më urrejnë, ia dëshiroj lumturinë time dhe kam vetëm një dëshirë për ta: nga urrejtja të ju kthehet shpirti në paqe”. /Prive.al