Ariana Fejzullahu shtatzënë, tejet elegante në setin e fundit fotografik

By

Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana, do të bëhen prindër për të katërtën herë.

Çifti po presin një vajzë, e ata janë tashmë prindër të dy vajzave dhe një djali, e familja e tyre po rritet duke u bërë gjashtë anëtarëshe.

Ariana është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe thotë se koha po kalon shumë shpejtë. Barku i saj ka filluar të shfaqet dhe me rrobat që vesh ajo shfaqet tejet e ëmbël dhe e lumtur.

Në setin e fundit fotografik që ajo postoi në Instagram, duket tejet e ëmbël dhe elegante. Me flokë brune të valëzuara, sutan të gjatë me lule, ajo pozon tejet e lumtur duke mbërthyer barkun e fryrë me duar. /Prive.al

View this post on Instagram

🌼

A post shared by Ariana Fejzullahu (@arianafejzullahu) on

Artikuj të ngjashëm