Xeni në duet me Valon Shehun – muzika popullore e ajo rok në një projekt (VIDEO)

By

Këngëtari i njohur nga Gjakova, Shkëlzen Jetishi, ka nisur të eksperimentojë në muzikë duke e shfrytëzuar zhanrin e tij popullor për t’i ndjekur trendet moderne të muzikës.

Javën që lamë pas në Prive, ai ka deklaruar se do të sjellë së shpejti një këngë me rokerin gjakovar Valon Shehun.

Ky kombinim duket të jetë tejet interesant dhe ne mezi po presim ta shohim se çfarë kanë për t’i ofruar audiencës, e po ashtu kënga e tyre do shoqërohet edhe me videoklip.

Xeni në anën tjetër, muaj më parë ka lansuar një këngë bashkë me reperin Gold AG me titull “Jam Gjakova” që iu dedikohet të gjithë dëshmorëve të lirisë së qytetit të Gjakovës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm