Një nga mënyrat më të mira që koha të na fluturojë gjatë karantinës është leximi.
Këtë po bën së fundmi edhe këngëtarja Argjentina Ramosaj e cila zbuloi në një postim në llogarinë e saj në Instagram, se po lexon një nga librat klasikë të letërsisë.
Ajo po lexon librin Moby Dick nga autori amerikan Herman Melville. Libri u botua në vitin 1851 ku rrëfen tregimin e marinarit Ishmael për kërkimin e këmëbngultë të Ahabit, kapiten i anijes balenash Pequod, për hakmarrje ndaj Moby Dick, balena gjigande që në udhëtimin e mëparshëm të anijes kafshoi këmbën e Ahabit deri në gju.
Nëse po kërkoni tituj të ri librash që mund t’i gjeni edhe në Kosovë, Prive ka përpiluar një listë me librat dhe sinopsiset e tyre që mund të ngjallin interesin tuaj.