Arditi dhe Bora s’do jenë vetëm: Ja kush i bashkangjitet në ‘Kënga Magjike’

By

Këtë sezon të ri televiziv, Ardit Gjebrea u bë me partnere të re në prezantim.

Në Klan kaloi Bora Zemani, pas prishjes me Digitalb. Bukuroshja që nisi karrierën si velinë e ‘Fiks Fare’ në Top Channel, ka të rezervuar pjesën që i dedikohet festivalit ‘Kënga Magjike’.

Por, në netët finale të spektaklit, Bora dhe Arditi nuk do të jenë vetëm.

Ditën e sotme është konfirmuar një tjetër prurje. Krah Arditit dhe Borës do jetë edhe Klaudia Pepa, balerina shqiptare e zhvendosur tash e një kohë me projekte në Itali.

(lajmi vijon nën foto)

Kujtojmë se Bora dhe Klaudia këtë edicion pasojnë Nevinën dhe Arjolën, dy prurjet pompoze të sezonit të kaluar në Klan të cilat sot nuk gjenden në këtë televizion. Nevina u sistemua mirë në Top Channel teksa për Arjolën nuk ka informacione për projekte të reja televizive./prive.al

Image result for arditi nevina arjola

Artikuj të ngjashëm