Arbana i jep përgjigje pyetjes që po ia bëjnë të gjithë

By

Dikur pyetja që dëgjonte Arbana Osmani t’i bëhej ditë e natë ishte: ‘Kur fillon Big Brother?’

View this post on Instagram

Erdha❤️ @topchannelalbania Photo @eduartgrishaj

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

E ndonëse gjërat kanë ndryshuar dhe reality-show më i famshëm në shqiptari nuk zhvillohet më, është një tjetër pyetje që po ka kurreshtje të përafërt – ajo e rinisjes së emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur’ i ndërprerë prej mbi një muaji e gjysmë shkaku i rregullave për frenimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

E duket se një gjë e tillë do të bëhet në afatin më të shkurtër nga stabilizimi i gjendjes.

Këtë e ka treguar vetë Arbana përmes një postimi në rrjete sociale ku shprehet:

Për të gjithë ata që pyesin çdo ditë (çdo orë e çdo minutë), ‘Dua të të bëj të lumtur’ do të kthehet në ekran sapo situata të jetë qetësuar dhe kushtet të jenë të favorshme dhe ambienti i sigurt për personazhet dhe punonjësit tanë’

Ndryshe, Shqipëria ka nisur të lirojë masat e rrepta nga dita e sotme prandaj besohet se zbutja e tyre edhe për mediat është çështje kohe. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm