Apartamenti i ri, dhoma e re: Tara fillon dizajnimin me arkitektin

By

Prive muaj më parë ka raportuar se këngëtari Blerim Muharremi, ka blerë një apartament gjigant në Prishtinë.

Blero e ka konfirmuar blerjen e shtrenjtë prej 350 mijë eurosh, e tani në familjen e tij kanë filluar përgatitjet për rregullimin interier.

Për këtë arsye, ai e ka takuar vajzën e tij Tarën me një arkitekt  i cili do të punojë enkas në dhomën e saj të gjumit.

Këngëtari ka publikuar një video në Instagram, ku Tara dëgjohet duke i bërë kërkesat e saj rreth dhomës së re.

Edhepse ka blerë apartament e është i fejuar dhe afër të 40-tave, këngëtari nuk e ka konfirmuar martesën me Afrona Dikën, duke thënë se për një gjë të tillë ka kohë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm