Anxhelina rrëfehet për ‘mëkatin’ e bërë: ‘Hera e parë…’

By

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj bëri xhiron në portale me një foto ku shihej teksa tymoste hashash në Amsterdam të Holandës.

Dramacitet iu shtua faktit se me këtë gjë ishte e përfshirë edhe nëna, Albëria e cila përmes komentit ka qeshur me të madhe me ‘të qenurit turiste’ të vajzës së saj.

Prive.al ka kontaktuar me këngëtaren e cila ka dhënë komentin e saj rreth fotos së shumë komentuar.

‘Në Amsterdam është legale. Edhe dikush që s’ka tymosur naj herë në jetë të vetë e provon në Amsterdam për eksperiencë’ – ka deklaruar Anxhelina duke zbuluar se sipas gjasave, konsumimi i marijuanës ka qenë sa për të provuar diçka të re.

Ndryshe, Hadërgjonaj që po jeton shumicën dërmuese të kohës në SHBA qëndroi në Tiranë për vetëm dy ditë për t’iu rikthyer tokës së premtuar. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm