Antoneta, një nga vajzat që u bë e njohur për publikun si pjesë e formatit “Përputhen” doli nga aventura tetë mujore beqare. Ajo nuk u bind nga asnjë prej djemve për një lidhje të mundshme, në një vendim tejet të diskutueshëm.
Kjo për faktin se ndjekësit e formatit ishin të bindur që jashtë programit, ajo është e lidhur. Në fakt, raporti i Antonetës me një përson jashtë të cilin produksioni e kishte fshehur, ishte përfolur edhe në program. Atëbotë, Prive.al pati raportuar se fotot në një klub nate janë me Adis Patushin, ish-bashkëshortin e modeles Adrola Dushi.
Adis Patushi, ish-burri i Adrolës në lidhje me vajzën e ‘Përputhen’?
E së fundmi, rrjeti ka vluar me një tjetër aludim të ngjashëm për raportin mes dy protagonistëve.
Edhe Antoneta edhe Adisi, ish-partneri i Adrolës kanë postuar nga i njëjti vend teksa duken të jenë bashkë me pushime në jug të Shqipërisë. Antoneta e ka fshirë pak pas postimin por jo mjaftueshëm shpejt sa për të mos u kapur si detaj mes ndjekësve.
Se a shkohet në pushime vetëm me një “shok” këtë nuk dimë ta themi ne. Mbase, Antoneta ka një përgjigje! /Prive.al