Sherri me kolegen, Can Yaman përfundon në gjykatë

By
  1. Një debat i nxehtë me kolegen që ka përfunduar më tej me një incident, i ka kushtuar shumë një ndër aktorëve më të dashur turk.

Aktori i njohur Can Yaman, ka përfunduar në gjykatë pasi akuzohet nga një kolege e tij aktore, Selen Soyder, me të cilën ka luajtur në serialin “Hangimiz Sevmedik”, se e ka djegur duke e sulmuar me një filxhan çaj të nxehtë.

Aktori e ka mohuar duke thënë se gotën me çaj e kishte hedhur në dysheme.

Mirëpo edhe pse i ka mohuar akuzat aktori i njohur do duhet t’i paguajë Soyder 1200 euro transmeton Dosja.al.

Can Yaman është një nga aktorët më të suksesshëm të momentit në Turqi. Ai njihet gjithashtu për faktin që është me origjinë nga Prishtina, detaj ky që është konfirmuar nga vetë aktori.

Artikuj të ngjashëm