Një postim i këngëtares, Anjeza Shahini ishte i mjaftueshëm të keqkuptohej dhe mediat rozë të jepnin verdiktin se ajo ka hequr dorë nga muzika!
Në një postim në llogarinë e saj personale shkruan:
“Më vjen mirë që konkurrimet nëpër festivale I mbylla me këtë këngë plot energji dhe ngjyra.” – duke për pjesëmarrjen e saj të fundit në spektaklin e ‘Kënga Magjike’ në vitin 2014 me këngën ‘Energji’.
Lajmi që ajo hoqi dorë nga muzika morri dhenë. Mirëpo me anë të një postimi tjetër po ashtu në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja sqaron se fjalët e saj janë keqkuptuar në postimin paraprak, dhe se ajo nuk e kishe mendjen të hiqte dorë nga muzika,
“Hej të dashtun, si shpesh herë pasi postoj diçka,më duhet ta pasoj me një postim sqarimi, pasi siç e dini nuk më pëlqejnë keq-interpretimet e atyre që shkruaj. Në postimin tim të mëparshëm shkrova që “E kam mbyllur me FESTIVALET”. Nuk mendova që ishte një surprizë pasi më duket e natyrshme që një artist të kalojë faza të ndryshme të zhvillimit të tij artistik. Unë sigurisht që DO VAZHDOJ TE KENDOJ. Dashtë Zoti na e bën mbarë. Ju kujtoj, se shumë vende të botës nuk kanë fare festivale, por kanë shumë këngëtarë që bëjnë këngë, albume, koncerte e tura madje dhe shumë para. Ju puc” – shkroi ajo në postimin e saj, për të hudhur poshtë një herë e mirë fjalët që qarkulluan. /Prive.al