Këngëtarja e famshme shqiptare Anjeza Shahini, është bërë nënë për herë të parë.
E martuar prej vitesh, këtë epitet ajo e mori me 8-të Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
“Dita e parë e gruas më gjeti si nënë. Përshëndeteni vogëlushen time Torin apo Victoria Kelis Connolly”, ka shkruar këngëtarja.
Ajo është e martuar me një diplomat nga Britania e Madhe me emrin Edëard Connolly prej tri vitesh, ndërsa cifti tani është bekuar edhe me një vajzë. /Prive.al