Gjithçka gati, ja kur publikohet projekti i parë mes Danit dhe Labit (VIDEO)

By

Para pak ditësh, ju njoftuam se Dani dhe Labi kanë nisur xhirimet e videoklipit të tyre të përbashkët.

Dy artistët e mëdhenj të muzikës, janë bërë bashkë për herë të parë, dhe tashmë gjithçka është gati.

Përmes një videoje të postuar nga Labi i cili na zbuloi pak pamje nga klipi, këngëtari bëri me dije se ky duet i quajtur ‘Falëm’, do të publikohet nesër me fillim të orës 13:00.

‘Për të gjithë ata që e kanë pritur shumë vite⭐️🎶 Dani dhe Labi
Një këngë e zemrës.
Nesër ora 13:00 🕊F A L E M🕊🌹 Sebashku Dani & Labi’, ka shkruar Labi nën video./Prive.al

https://www.instagram.com/p/Bnt7lBHBuc-/?taken-by=labinottahiriofficial

Artikuj të ngjashëm