Super modelja shqiptare Angela Martini përveç sukseseve në karrierën e saj së fundmi po korrë suksese edhe në jetën e saj private.
E kjo pasi që tashmë u bë një kohë e gjatë prej se Angela është ‘rehatuar’ sa i përket lidhjeve të saj duke gjetur veten kështu përkrahë biznesmenit romun Dragos Savulescu.
Mirëpo sukseset e saj nuk mbarojnë me kaq pasi që këto ditë ajo u pa në Londër e duke shtruar kështu edhe darka pune me disa biznesmenë të tjerë.
Por kjo nuk është e gjitha, pasi që së fundmi bukuroshja shqiptare ishte edhe ftuar në ‘House of Lords’ e cila njihet ndryshe si organi i dytë më i lartë në Mbretërinë e Bashkuar e ftesa i’u bë drejtpërdrejt nga njëri prej Lordëve.
Bëhet fjalë për Lord Alderice i cili duket të ketë raporte mjaft të mira me të dashurin e saj.
Kjo është ndoshta hera e parë për një modele shqiptare që viziton një vend kaq të madh për kah rëndësia e tij pavarësisht asaj se vendi në fjalë nuk ka të bëjë fare me fushën e modës ku ajo bën pjesë.
Natyrisht Angela nuk e la pa falënderuar Lordin për ftesën e bërë duke thënë se ishte një nderë mjaft i madh. /Prive.al/