Një iftar me Leonorën dhe Ganën

By

Leonora Jakupi këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar gëzon një shoqëri shumë të mirë me Ganimete Musliun deputete e Kosovës, anëtare e PDK-së.

Leonora udhëton shumë shpesh për në Hungari, derisa kohëve të fundit nuk ka qenë shumë aktive në sferën e muzikës po as në rrjetet sociale. Mirëpo, takimin e saj me Ganën në Hungari nuk e la pa e dokumentuar në Instagram.

Të dyja shihen duke qeshur në një ambient shumë të rehatshëm të kuzhinës, teksa ndodhen në Andrassy ut, bulevard ky tejet i bukur dhe historik në Budapest, Hungari.

Në foto Leonora shkruan, “Gjatë përgatitjes së iftarit”. Padyshim që dyshja do kenë kaluar një kohë shumë të këndshme në shoqërinë e njëra tjetrës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm