Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, i njohur si Lugati, dje në mëngjes ka pasur një shqetësim shëndetësor, për të cilin menjëherë i është ofruar ndihma profesionale mjekësore dhe tash është në gjendje stabile.
Karrica vazhdon të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve dhe momentalisht nuk ka shqetësime.
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram reagoi edhe Ana, ish-banorja e shtëpisë.
Të uroj shërim të shpejt o dielli i shtëpisë. Du me t’pa kështu të lumtur e të buzëqeshur gjithmonë”, shkroi ajo në postimin e saj. /Prive.al