Çiljeta shkëputet nga PD, bën fushatë me Erion Veliajn

By

Mund të kemi një jetë që Çiljeta Xhilagën e lidhim me Partinë Demokratike dhe liderin e saj historik, Sali Berishën.

Çiljeta harron Sali Berishën, tani pjesë e koncertit të Partisë Socialiste – FaxWeb

Por mesa duket gjërat kanë ndryshuar dhe Çiljeta që kishte edhe pozita brenda partisë ka ndërruar krejtësisht krah politik.

Çiljeta

Këngëtarja e njohur është shfaqur ditën e sotme në fushatë krah Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në një tubim në Kavajë.

Ky i fundit, e ka ‘specialitet’ që të bëjë fushatë krah figurave nga shoubizi dhe Çiljeta mesa duket është e radhës.

Kalimin nga PD në PS, këngëtarja e paralajmëroi disa javë më parë. Në një intervistë televizive, ajo shprehu respekt për Sali Berishën por Lulzim Bashës i “suksese në jetë” duke nënkuptuar opozitën.

Po në atë intervistë për Top Channel, Çiljeta deklaroi se Erion Veliaj i ka ndihmuar shumë në lidhje me babain që u nda nga jeta pak javë më parë si pasojë e COVID-19 por pa e specifikuar se cili ka qenë favori. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm