Amber Heard nuk e fajëson jurinë që nuk i besoi në gjyqin me Johnny Depp

By

Amber Heard e theu heshtjen për herë të parë që pas gjyqit për shpifje ndaj Johnny Depp.

Aktorja e humbi gjyqin dhe u urdhërua t’i paguante Johnny-t mbi 10 milionë dollarë dëmshpërblim. Juria erdhi në përfundim që ajo kishte shpifur kundrejt tij me shkrimin e saj të publikuar në Washington Post në vitin 2018 për dhunën në familje.

“Juria i shikoi provat që ju paraqitët…ata dëgjuan dëshminë tuaj dhe nuk ju besuan. Ata menduan se po gënjeje”, pyeti Savannah Guthrie gjatë një takimi në emisionin Today.

“E si të mos arrinin në atë përfundim. Ata ishin ulur në ato ndenjëse dhe dëgjuan mbi 3 javë dëshmi pa ndërprerje nga punonjësit me pagesë”, u përgjigj Amber.

“Unë nuk i fajësoj anëtarët e jurisë”, tha Amber. “Në fakt, i kuptoj. Ai është një personazh i dashur dhe njerëzit mendojnë se e njohin. Ai është një aktor fantastik”.

“Nuk më intereson se çfarë mendon dikush për mua apo çfarë gjykimesh doni të bëni për atë që ndodhi në privatësinë e shtëpisë sime, në martesën time, pas dyerve të mbyllura”, shtoi ajo. “Unë nuk supozoj se një person mesatar duhet t’i dijë këto gjëra, kështu që nuk e marr personalisht”.

“Por edhe dikush që është i sigurt se unë e meritoj gjithë këtë urrejtje, edhe nëse mendoni se po gënjej, prapëseprapë nuk mund të më shikosh në sy dhe të më thuash që mendon se në mediat sociale ka pasur një përfaqësim të drejtë. Nuk mund të më thuash se mendon që kjo ka qenë e drejtë”, vazhdoi ajo.

Avokatët e Johnny iu përgjigjën thashethemeve se ata orkestruan një fushatë shpifjeje në rrjete sociale kundër saj gjatë gjyqit, duke thënë se këto akuza janë të pabaza.

Artikuj të ngjashëm