U fejua apo jo? Lori Hoxha sqaron opinionin

By

Para pak ditësh Lori Hoxha publikoi në ‘Instagram’ një foto, ku u shfaq me një unazë në gishtin e fejesës, gjë e cila bëri që të mendohej se ajo ishte fejuar.

Kaq mjaftoi që ndjekësit dhe mediat online të dyshonin se Lori ka zyrtarizuar lidhjen disavjeçare me Vis Bajraktarin.

Por në fakt trashëgimtarja e “Top Channel” i ka mohuar këto zëra, duke thënë se unaza nuk ka të bëjë fare me fejesën.

Lori, përmes InstaStories ka theksuar nëpërmjet opsionit “Questions” se nëse ndonjëherë do të fejohet, ose do ta marrin vesh të gjithë ose nuk do t’ia tregojë askujt, duke e mbajtur sekret.

“Jo nuk jam fejuar dhe nuk kam plane martese së shpejti. Nëse do martohem, ose do bërtas me të madhe ta marrin vesh të gjithë, ose do hesht dhe s’keni për të dëgjuar kurrë për të. Nuk do të ketë dyjëzim”, është shprehur Lori.

E morëm vesh, tani për tani martesa nuk është në planet e bukuroshes. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm