Almeda panikohet nga ajo që i ndodh në prag të shtëpisë

By

Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë përfshirë edhe Turqinë, respektivisht Stambollin ku edhe jeton bukuroshja shqiptare Almeda Abazi.

E këto kushte atmosferike janë terrene të përshtatshme për zjarre të cilat janë shpërndarë në zonën ku banon Abazi.

Një pjesë e vogël e zjarrit i është afruar mjaft edhe oborrit të shtëpisë ku ajo jeton me aktorin Tolgahan Sayisman duke bërë që Almeda të përjetojë momente paniku, të cilat i ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Fatmirësisht, intervenimi i forcave të zjarrfikësve ka qenë shumë i shpejtë duke evituar çdo lloj rreziku të përhapjes së mëtejmë të vatrave të zjarrit.

Më poshtë fotografitë. /Prive.al/

 

 

Artikuj të ngjashëm