Motrat Mustafa në zi

By

Dita e sotme ka qenë aspak e lehtë për Motrat Mustafa.

Këngëtaret e njohura janë përballur me një gjë aspak të këndshme që rezervon jeta – vdekjet e parakohshme dhe të papritura.

Pikërisht në këtë ditë, këngëtaret kanë humbur dajën e tyre z. Xhavit Durmishi i cili ka ndërruar jetë papritmas.

Lajmin e ka bërë të ditur e vogla e motrave, Lulja e cila përmes një postimi ka ndarë emocionet dhe gjendjen në të cilën po kalon.

‘Jet o jet,sot mora lajmin e hidhur per vdekjen e parakohshme te dajes dhe nipit ton Xhavit Durmishi drejtor i shkolles fillore Edit Durham ne Mushtisht. Dhimbja per ty eshte e papershkruar o enxhull, njeri me virtyte te larta, i urt, i menqur. Tezet e tua qe shum i deshte te kujtojn e zdo te harrojn kurr. I perjetshem kujtimi per dajen Xhavit Durmishi’ – deklaron në postimin e bërë Lulja.

Ngushëllime familjes! /Prive.al/

Image may contain: 1 person, suit and text

Artikuj të ngjashëm