Ka një bukuri tejet natyrale dhe është padyshim ndër vajzat më të bukura shqiptare.
Almeda Abazi mbante titullin e më të bukurës së shqiptarisë, dhe kurorën e meritonte me plot fjalë.
Bukuroshja shqiptare së fundmi ka realizuar një fotosesion nën dirigjimin e fotografit Endrit Mertiri dhe Abazi, po shkëlqen.
Fotosesioni i saj është realizuar në Durrës, e pjesë e disa fotografive ishte edhe bashkëshorti i saj turk, aktori Tolgahan Sayisman me të cilin Almeda është e martuar prej kohësh.
E veshur në një fustan me një dizajn interesant dhe të veçantë, Abazi shkëlqen në këtë imazh. /Prive.al