Era Istrefi zbulon emrin e reperit me të cilin po bashkëpunon!

By

Me tu kthyer nga Jamaica ku xhiroi klipin e këngës “Prisioner”, dhe me të përfunduar suksesshëm Kampionatin Botëror të Futbollit, Era Istrefi, e paralajmëroi projektin e ri.

Këngëtarja e famshme shqiptare, ka zbuluar edhe emrin me të cilin do të sjellë këngën e radhës.

Fjala është për këngëtarin xhamaikan, Koshens, me të cilin Istrefi ka bërë gati këngën e re.

Projekti i saj do të quhet “Oh God”, dhe siç ka treguar Era në postimin e saj të fundit, do të lansohet këtë të premte. /Prive.al

https://www.instagram.com/p/BllcmEWj1av/?taken-by=eraistrefi

Artikuj të ngjashëm