Almeda Abazi dhe Tolgahan aksidentohen, kjo është gjendja e tyre pas ngjarjes

By

Të përfolur shumë këto ditë, lidhur me raportimet se Almeda Abazi, ish Miss Shqipëria, ka bërë ndërhyrje në fytyrë, bukuroshja shqiptare e bashkëshorti I saj turk Tolgahan Sayışman, nuk e kanë ndërmend t’iu largohen titujve të gazetave e portaleve.

Gjatë mbrëmjes të së hënës çifti i njohur ka pësuar një aksident duke u goditur me një veturë taksi, ku thuhet se ishin në dalje të një parkingu të një restoranti në Stamboll, raporton CNN Turk.

Për fatin e tyre të mirë çifti shpëtuan pa lëndime dhe dëmet kanë qenë vetëm nga ato materiale.

Sipas mediave turke, Abazi, e cila 4 ditë të javës i kalon në Shqipëri ku është angazhuar në prezantimin e “Dancing ëith the Stars” dhe bashkëshorti i saj Tolgahan Sayisman, i cili sapo është kthyer nga turi i tij në Afrikë, kaluan një darkë romantike në një restorant në Kurucesme. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm