Dje, Shqipëria organizoi votime në mes të një situate tejet të polarizuar politike.
Opozita bojkoti pjesëmarrjen teksa drejt kutive u dyndën vetëm përkrahësit e Partisë Socialiste.
Ndër ta, edhe shumë fytyra publike që përpos kryerjes së obligimit qytetar për vete, u siguruan që të lobojnë duke iu treguar të tjerëve se kanë votuar.
Ndër ta, përmendim këngëtaren Eneda Tarifa, aktorin Gaz Paja, prezantuesen Bora Zemani dhe Alketa Vejsiu.
Kjo e fundit duket të jetë kthyer enkas në Shqipëri nga pushimet në bregdetin turk vetëm për të votuar. Teksa ka ndarë rreshta të këngës ‘Tirona’ të West Side Family, prezantuesja e programeve të suksesshme është shprehur: ‘Te gjitha mund ti themi, por qe Tirana po jeton nje transformim te jashtezakonshem smund ta mohojme. Shqiperia po ndryshon dhe Tirana eshte nje nga provat e suksesit’.
Kaq ka mjaftuar që ndjekësit e shumtë të Alketës të shpërthejnë me komente të irrituar për këtë qëndrim politik të prezantueses. Kjo e fundit, me gjasë e ndikuar nga vrulli i ndjekësve është detyruar të bllokojë komentet vetëm në postimin në fjalë.
Ndryshe, Alketa shquhet për afërsinë e saj me eksponentë të Partisë Socialiste në pushtet dhe mediat opozitare në Shqipëri si Syri, e kanë lidhur një detaj të tillë me problemet me drejtësinë që vëllai i prezantueses ka, i cili u arrestua pak muaj më parë nën akuzat për prodhim dhe shitje të drogës. Sidoqoftë, prezantuesja është e majtë që moti pasi edhe kur lideri aktual Edi Rama ishte në opozitë, Vejsiu e ka pasur të ftuar special në programet e saj teksa të gjithë kujtojnë vallëzimin e përbashkët në ‘Dancing with the Stars’ në vitin 2011. /Prive.al