Albërie Hadërgjonaj shfaqet përkrah ish-Presidentit të SHBA-ve (FOTO)

By

Një takim i ish-Presidentit të SHBA-ve me komunitetin shqiptar në Bronx nuk kishte se si t’i ikte këngëtares Albërie Hadërgjonaj.

Ajo nuk ka munguar në këtë takim ku i pranishëm ka qenë Bill Clinton e kongresmeni Eliot Engel me synimin për mbledhje votash nga komuniteti shqiptar për kandidaturën e Hillary Clinton si e para e SHBA-ve.

Në një foto ku shihet përkrah Billit, Albëria është shprehur mirënjohëse për rolin e tij në vitet kritike të spastrimit etnik të shqiptarëve gjatë viteve 1998/99.

‘Emocion dhe mirënjohje për njeriun që e deshti dhe e përkrahi deri në fund luftën ne Kosoves. Faleminderit nga zemra @Bill Clinton’ – ka shkruar këngëtarja në shkrimin pak të koklavitur.

Megjithatë, votën për Hillari sigurt se do e ketë dhe kjo është me rëndësi. /PRIVE.AL

124196

Artikuj të ngjashëm