Ka qëndruar në skenë për një kohë tepër të gjatë. Që nga një moshë e hershme e deri më tash.
Mirëpo në një mënyrë ose tjetrën, ka arritur ta mbajë freskinë rinore.
Albërie Hadërgjonaj thjesht po refuzon të plaket. Ajo sjellë gjithmonë pamje të re të vetes, me linja fantastike dhe me stil që u ngjanë 20 vjeçarëve.
Si pjesë e jurisë në spektaklin në TV Klan të Shqipërisë, ajo ka treguar se nuk i ka aspak problem vitet mbi supe dhe mosha asnjëherë nuk e luhat vetëbesimin e saj.
Në disa fotografi që ka publikuar në Instastory, Albëria shfaqet ekstra seksi me veshja super moderne që nuk i lënë shumë imagjinatës tonë.
Vlen po ashtu të thuhet se Albëria, këngëtarja kosovare që jeton në Shqipëri është edhe nënë e dy vajzave, por tashmë e ndarë nga bashkëshorti. /Prive.al/