Albëria shfaqet bombastike nga pushimet në Meksikë (FOTO)

By

Dimër duket të mos ketë për këngëtaren Albërie Hadërgjonaj.

Në një periudhë kur na ka kapluar i ftohti, Hadërgjonaj ka marrë rrugë drejt destinacioneve tropikale.

Këngëtarja gjendet në Cancun të Meksikës për pushime nga ku është shfaqur me një foto bombastike ku shfaqet në super-formë në breg të detit.

‘E fillova me diell 2020-ën’ – shprehet këngëtarja sipër fotos së ndarë me ndjekësit në Instagram, ku normalisht pëlqimet e komentet nuk kanë munguar.

Një nisje më të mbarë se kaq për këtë vit, Albëria vështirë se do të mund të kishte. /Prive.al

View this post on Instagram

E fillova me ☀️ 2020🥂

A post shared by Alberije (@alberije_hadergjonaj) on

Artikuj të ngjashëm