Dimër duket të mos ketë për këngëtaren Albërie Hadërgjonaj.
Në një periudhë kur na ka kapluar i ftohti, Hadërgjonaj ka marrë rrugë drejt destinacioneve tropikale.
Këngëtarja gjendet në Cancun të Meksikës për pushime nga ku është shfaqur me një foto bombastike ku shfaqet në super-formë në breg të detit.
‘E fillova me diell 2020-ën’ – shprehet këngëtarja sipër fotos së ndarë me ndjekësit në Instagram, ku normalisht pëlqimet e komentet nuk kanë munguar.
Një nisje më të mbarë se kaq për këtë vit, Albëria vështirë se do të mund të kishte. /Prive.al