Pas kaq vitesh profesion, gazetarja e CNN transmeton nga shtëpia

By

SHBA janë aktualisht vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, me 245 mijë persona të prekur në total dhe 6 mijë viktima.Kjo situatë e vështirë ka detyruar shumë qytetarë të lënë punën dhe të qëndrojnë të izoluar në shtëpi.

Duket se paniku ka përfshirë edhe median, ku një pjesë e konsiderueshme e punëtorëve po punojnë nga shtëpia.

Diçka të tillë ka bërë edhe gazetarja e njohur e rrjetit televiziv CNN, Christiane Amanpour për të qenë më e sigurt. Në rrjetin social Instagram, ajo ka publikuar dy foto ku duket se po transmeton nga shtëpia.

Ajo shprehet se nuk i është dashur të bëjë këtë gjë më parë, por po flasim për distancim fizik dhe do vijojë me raportimin e fakteve.

Ndërsa në foton tjetër ajo tregon një nga vështirësitë e transmetimit të emisionit nga shtëpia: ’Po përpiqem ta mbaj jashtë kornizës qenin tim’./Hapur.al

Artikuj të ngjashëm