Këngëtari Albatrit Muqiqi sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor për sezonin e nxehtë.
Kënga ‘Theje gotën’ është realizuar në studion Blackfish të Genc Prelvukajt dhe nuk i largohet shumë fabulave të këngëve më të mëhershme të Albatrit që si temë kanë dashurinë.
Ky realizim muzikor pason këngën ‘Lajkatare’ të lançuar muaj më parë e cila u prit shumë mirë nga publiku. /Prive.al/