Albatriti po martohet: Mësoni detajet e thëna nga vetë këngëtari

By

Prive.al, javën që lamë pas njoftoi se këngëtari i njohur Albatrit Muqiqi po i jep fund beqarisë duke kurorëzuar me martesë lidhjen shumë vjeçare me Egzonën.

Nga vetë këngëtari i shumë hiteve, data 11 Nëntor u përmend si opsion real i datës prej më të rëndësishmeve në jetë por duket se gjërat kanë ndryshuar pak nga planet fillestare.

I ftuar në NIN me Alaudin Hamiti, Albatriti konfirmoi se ka ardhur koha për martesë dhe kjo ceremoni do zhvillohet brenda këtij viti.

Duke dashur ta mbajë këtë pjesë pak më të rezervuar prej publikut, megjithëse duke ndjekur përvojën një gjë e tillë është realisht e pamundur, këngëtari tha se planifikon të ketë një dasëm brenda numrit të mysafirëve siç ndodh rëndom në dasmat shqiptare, deri në 500 mysafirë.

Por duke pasur parasysh se ka një rreth të gjerë të miqve e kolegëve, çka thotë Albatriti për hatërmbetjet eventuale?! Video e mëposhtme ju sjell detajet. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm