Martesa e tyre është bekuar me një vajzë.
Çifti simpatik i estradës, këngëtari Albatrit Muqiqi dhe gruaja e tij Egzona Brahimaj, po shijojnë ditët e para të të qenit prindër, dhe kjo po reflekton edhe në fytyrat e tyre.
Ata të dy kanë sjellë në jetë një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Amelia, dhe lumturinë e tyre e kanë ndarë edhe me publikun.
Në imazhin e fundit që Egzona ka publikuar në Instagram bashkë me Albatritin, shihet qartë që ata të dy po e jetojnë një harmoni shpirtërore.
Pak ditë më parë, në familjen e tyre pati edhe festë, pasi Muqiqët organizuan ndejën e posaçme për Amelian, në të cilën Egzona shkëlqente pa dyshim. /Prive.al