Kështu tallet Gjiko me Elitën! (FOTO)

By

Ndodhen për pushime në njërin prej destinacioneve më romantike në botë.

Ishulli grek Santorini, është vendi ku reperi GJiko e moderatorja Elita Rudi, po kalojnë së bashku ca ditë, nën rrezet përvëluese të qershorit.

Por Gjiko si Gjiko, s’mund të rrijë rehat pa e ngacmuar Elitën.

Derisa bukuroshja po mundohej t’i nxirrte vetes një selfie seksi në rroba banje, nga një tjetër pozicion Gjiko po kujdesej që të xhironte një video qesharake.

Elita ndodhet më larg tij, ndërsa Gjiko nga pozita në të cilën ndodhet i vendos këmbën në fytyrë Elitës dhe e xhiron momentin që të krijon iluzion optik.

Çifti tashmë e kanë bërë publike lidhjen e tyre, dhe kanë filluar të shfaqen bashkë kudo. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm